Ançeloti: Më mirë të mos flas për Bajernin. Tani do pushoj 10 muaj

0

Karlo Ançeloti e ka ndarë mendjen: pushim, deri verën e ardhshme, fundja paratë ia paguan Bajerni, gjithsesi. Trajneri italian është i qartë: “Për 10 muajt e ardhshëm do të pushoj, pra asnjë skuadër tjetër”.

Trajneri italian ka folur nga Jeruzalemi, ku është i ftuar i organizatës joqeveritare “Assist for peace”, për një projekt me fëmijët e krishterë, myslimanë e hebrenj që luajnë futboll së bashku.

Ish-trajneri i Bajernit natyrisht ka mbetur shumë i hidhëruar nga largimi dhe nga akuzat që e kanë ndjekur nga pas, por nuk preferon të krijojë polemika: “Më mirë të hesht, po them vetëm që jam i lumtur që ndodhem këtu, është një premtim që duhej ta mbaja. Fëmijët janë e ardhmja jonë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here