Ançeloti mban 1 orë fjalim dhe del në fund qesharak, portieri i Evertonit lë izolimin për të pirë birra jashtë

Një orë fjalim do të mbante Ançeloti, kur u pyet rreth gjendjes së futbollit dhe “Premier League” pas ardhjes së Koronavirusi. Trajneri italian do të shprehte shumë nga mendimet e tij për mënyrën sesi sporti më i ndjekur në botë nuk duhet të llogaritet përpara shëndetit dhe rrezikut që po na kanoset. Mes shumë fjalëve të thëna prej tij, në mënyrë ironike dallohet edhe kritika për politikën në vendin që po punon, duke thënë se nuk po e marrin seriozisht punën e Koronavirusit.

E ndërkohë, nga ana tjetër është portieri i Evertonit, Pickford, që po e shijon më së shumti “izolimin”. Nëse mund të quhet i tillë, pasi ky futbollist ndryshon nga të tjerët. Të gjithë lojtarët e Evertonit atje ku drejton Ançeloti u është thënë që të rrijnë të izoluar dhe të mos kenë kontakte me të tjerët. Por Pickford e thyen rregullin dhe është fotografuar duke pirë birrë me disa miqë, duke kthyer në qesharak edhe trajnerin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *