Ançeloti: Liverpulin e kemi mundur njëherë, pse mos të ndodhë sërish

Napoli luan “finalen” e parë të sezonit në “Anfield” përballë vendasve të Liverpul. Një humbje, me shumë gjasa i çon napolitanët në “trenin” e Europa League, pasi vështirë se PSG-ja gabon në Beograd. Në daljen për shtyp, trajneri Karlo Ançeloti u shpreh se fitorja në përballjen e parë i jep besim atij dhe ekipit të tij.

“Nuk e kam di si luan Liverpuli, por e di si mund të sigurojmë kalimin më tej. Kemi avantazhin e fitores në ndeshjen e parë, pasi ai rezultat na jep besim dhe bindje për të fituar. Nuk e di a do të jemi të aftë ta përsërisim atë që bëmë në Napoli, pasi varet nga forma e kundërshtarët, por rëndësi ka qe e dimë si munden ata “Ne kemi lojën tonë. Nuk kemi pse t’i përshtatemi kundërshtarit”.

“S’duhet të harrojmë që nesër kemi një test shumë të rëndësishëm.  Është mbarimi i një pune të gjatë, na duhet të vendosim “tullë e fundit” për të kompletuar çdo gjë”.

STADIUMI DHE TIFOZËT – “Anfield” është një ndër stadiumet më të mirë në botë. Të gjithë e dimë me çfarë pasioni shoqërohen ndeshjet aty. Është gjithmonë bukur të luash takimet në stadiume të këtij statusi. Nuk do të jemi pa mbështetje, pasi do të kemi 3000 fansa tanë në stadium  dhe 40 milionë të tjerë anembanë planetit”, tha Ançeloti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *