Ançeloti, lavde për Sarrin dhe Napolin! “Milani? Uroj të ngjiten, por…”

Karlo Ançeloti pa Napolin e tij të fitonte 5-1 kundër Karpit, ndërkohë që pas ndeshjes foli në “Premium Sport”. Tekniku italian ishte i kënaqur nga ajo që ekipi i tij dha në fushë, ndërkohë që lavdëron punën e bërë ndër vite në këtë ekip dhe në këtë klub.

“Jam i kënaqur, kam marrë përgjigjet që doja. U përpoqëm të bënim gjërat sikur i kishim përgatitur. Ndoshta për të rritur intensitetin duhet ende të përgatitemi, por rruga është ajo e duhura. Kam në dispozicion lojtarë shumë inteligjentë dhe puna e viteve të shkuara ka prodhuar fryte të jashtëzakonshëm. Tani do provoj të vë diçka nga vetja”, ka deklaruar fillimisht Ançeloti.

I pyetur në lidhje me skuadrën, italiani shtoi: “Jam i kënaqur nga ky grup për kualitetin dhe shpirtin e garës. Këtu ndodhem prej dhjetë ditës, por mund të shihet puna e jashtëzakonshme e Sarrit. Kjo shoqëri ka marrë disa të rinj shumë të rëndësishëm”.

Në fund ai tha edhe dy fjalë për Milanin, ekipin me të cilin në të shkuarën ka arritur suksese të mëdha si lojtar dhe si trajner. “Rreth Milanit ka pasur shumë lëvizje, por shpresoj që të arrijnë të gjejnë pak qetësi në atë shoqëri të lavdishme. Shpresoj të kthehen në nivele të larta, edhe nëse do të jenë pak më poshtë Napolit”, përfundoi Ançeloti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *