Ançeloti kthehet në Paris: Kam shumë miq, por Bajerni…

0

Vitet kalojnë dhe Karlo Ançeloti do të kthehet nesër në mbrëmje sërish në Paris, aty ku për disa vite ka drejtuar francezët. Por këtë herë si kundërshtar, pasi do të jetë i ulur në stolin e Bajernit të Mynihut. Ishin kohë të tjera kur ai drejtonte klubin e kryeqytetit francez. Paris SG-ja e Naser Al Kelaifit ishte në hapat e parë të hedhjes së themeleve për skuadrën që sot shohim në fushë. Ançeloti kas drejtuar Parisin nga 30 dhjetori 2011 deri më 30 qershor 2013, për t’u larguar më pas për të marrë drejtimin e Realit të Madridit. Kujtimet nga Parisi janë të këndshme, ku arriti të fitonte ndër të tjera dhe nju titull kampion. Katër vjet më pas, nesër në mbrëmje, italiani do të kthehet përsëri në “Parc des Princes” me Bajernin e tij. Në një intervistë të dhënë për gazetën franceze “Le Figaro”, trajneri i Bajernit ka folur për të kaluarën e tij në klubin francez, kthimin në Paris si dhe diferencat mes Bajernit dhe PSG-së.

Përballja kundër PSG-së – “E shoh me entuziazëm rikthimin tim në Paris edhe pse këtë herë si kundërshtar në fushë. Do të përballem me një PSG që ka ndryshuar së tepërmi që nga viti 2013 kur unë u largova. Klubi ka ndryshuar shumë, ka bërë investime të mëdha dhe ka shumë më tepër eksperiencë. Tani mund të thuhet me plot gojë se PSG-ja është një klub i madh. Jam shumë i kënaqur që do të kthehem në Parc des Princes dhe të takoj disa prej lojtarëve si Tiago Silva, Rabiot, Mota, Verrati, Pastore. Kemi kujtime të këndshme së bashku.”

Kujtimi më i bukur nga Parisi – “Sigurisht që ka qenë fitimi i kampionatit francez. Ata e ndiqnin prej 14 vjetësh dhe ky është një kujtim i paharrueshëm. Më vjen mirë që kam qenë pjesë e këtij klubi, që e kam ndihmuar të organizohet më mirë dhe të ndërrojë mentalitetin e vet.”

Largimi për në Madrid eh Al-Kelaifi – “Do të dëshiroja që ajo histori të kthehej mbrapsht dhe gjërat të rridhnin ndryshe. Nuk ka qenë një sjellje korrekte, nuk ishte një situatë shumë e këndshme, sepse unë dëshiroja të largohesha dhe klubi që këmbëngulte që unë të vijoja punën në Paris. Kemi pasur disa mosmarrëveshje, por sot që flasim ruajmë marrëdhënie të mira. kujtoj se i kam dërguar Al Kelaifit një mesazh pas fitores madhështore 4-0 kundër Barcelonës. Të njëjtën gjë kam bërë dhe pas humbjes 1-6 në Barcelonë, i kam dërgua një mesazh për t’i dhënë kurajë. Ajo ishte një ndeshje e shënuar në historinë e futbollit. Edhe mua më kishte ndodhur një dramë e tillë në Ligën e Kampioneve me Milanin kundër Liverpulit në finalen e vitit 2005.”

Verrati dhe Barcelona – “Nuk më pëlqejnë shumë këto lloj diskutimesh. Gjatë merkato ka shumë lojtarë që duan të largohen, por ende nuk arrij ta kuptoj nëse është vërtet një dëshirë për t’u larguar, apo për të bërë presion mbi klubet për të përmirësuar kushtet e kontratës. Jam i bindur se Verrati ka kërkuar rishikimin e kontratës.”

Diferencat mes Bajernit dhe PSG-së – PSG-ja është në kërkim të krijimit të nj identiteti me lojtarë si Nejmar dhe Mbape. Tek Bajerni, shihet për të tjera gjëra, sepse ky klub ka një identitet të mirëformuar. Por, unë mendoj se Parisi tashmë është në nivelin e më të mirëve.”

Frikë nga PSG-ja – “Jo, absolutisht jo. Ruaj shumë respekt, pasi janë përmirësuar ndjeshëm. Sulmi i tyre nuk ka zili as klube si Bajerni, Reali apo Barça, janë në të njëjtin nivel.”

Një rikthim në të ardhmen – “në futboll gjithçka është e mundur, por tani jam i lumtur në Mynih. Kur Bajerni të lodhet me mua do të mendoj për të ardhmen, tani jo. Por personalisht mendoj se mund të drejtoj dhe për 10 apo 15 vite të tjerë.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image