Ançeloti jep lajmin e keq për PSG-në, “plani B” është ylli Uotfordit

Karlo Ançeloti ka shuar çdo shqetësim të tifozëve të Napolit në lidhje me situatën e mesfushorit Alan. Braziliani kërkohet me ngulm nga PSG-ja, por trajneri i napolitanëve, nuk la vend për hipoteza në një prononcim para gazetarëve, duke thënë: Alan do të qëndrojë te ne!

Kampionët e Francës e dinë mirë se pika e tyre e dobët është mesfusha dhe pas dështimit për të marrë mesfushorin e Napolit, ata kanë hedhur sytë nga kampionati anglez, më konkretisht te skuadra e Uotfordit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Abdulaje Dukure. Ky i fundit ka qenë prej kohësh në “radarin” e kampionëve të Francës, por gjithmonë si një plan B. Sipas raportimeve të medieve angleze, futbollisti franceze kërkon të kthehet në vendlindje me çdo kusht dhe për këtë u ka bërë të  qartë drejtuesve.

Për të  bërë të tyrin 26-vjeçarin, PSG-së i duhet të derdhë mbi 50 milionë euro në arkat e Uotfordit. Kalimi te PSG-ja do t’i siguronte Dukuresë një kontratë “faraonike” dhe do të rriste ndjeshëm shanset e tij për t’u grumbulluar për herë të parë në kombëtaren franceze, diçka kjo që ka mbetet një ëndërr në sirtar për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *