“Ançeloti im do e mposhtë Juventusin. Sarri? Jam kurioz për diçka”

0

Prezantimi i Maurico Sarrit si trajneri i ri i Juventusit nuk është pritur mirë në Napoli. Tifozët kanë mbetur të tradhtuar nga kjo lëvizje e një prej personave më të dashur, ndërsa ka ndërhyrë edhe Aurelio De Laurentis.

Presidenti analizon ndryshimin midis Sarrit dhe Ançelotit dhe nuk i kursen “thumbat” kundrejt 60-vjeçarit të bardhezinjve.

Maurico është një tip stadiumi, i cili ju pëlqen shumë tifozëve. Ançeloti është ndryshe, është një sipërmarrës. Do të jetë e bukur të shohim Ançelotin, kur të mposhtë Juventusin në fushën e blertë. Sarri? Ai vishet gjithmonë me tuta, duke ulëritur dhe mallkuar. Jam kurioz të shoh se si do të përshtatet me stilin e skuadrës së re”, përfundon presidenti i Napolit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.