Ançeloti i hap derën kombëtares italiane

0

“Unë trajner i Italisë? Jo, nuk është një hipotezë e largët, Kostakurta më njeh mirë dhe unë e njoh mirë” Kështu është shprehur ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Realit, Bajernit e PSG-së, Karlo Ançeloti, në një intervistë për ‘Radio Anch’io Sport’ në RadioUno.

“Duhet pritur për Kombëtaren, sepse zyrtarisht jam ende nën kontratë me Bajernin, si dhe duhet parë si do të punojë Di Biaxhio me kombëtaren. A kam folur me Kostakurtën? Kam folur që para se ai të bëhej zëvendëskomisar i Federatës dhe kjo nuk na ndalon të flasim sërish.

“Ideale do ishte puna e përditshme në nivel klubi, por të punos për Kombëtaren nuk do të thotë që nuk stërvit më, shihni Antonio Konten. Kur do të nis punë sërish? Nuk e di, nuk varet prej meje”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.