Ançeloti i frikësohet PSG-së: Ata janë të paparashikueshëm

Karlo Ançeloti ka ende dilema për formacionin që do të përdorë në takimin e sotëm, ku Napoli do të presë PSG-në stadiumin “San Paolo”. Në javët e fundit tekniku italian ka qenë shumë kreativ në vendosa duke ndryshuar shpesh lojtarët në repartin e sulmit dhe të mesfushës.

KUNDËRSHTARI – “Në pjesën e parë ata përdorën dy strategji të ndryshme. Tani nuk e di se ç’lloje do të bëjnë. Ata janë një kundërështar shumë i vështirë, pasi nuk janë krejtësisht të paparashikueshëm”.

BUFON?– “Do të jetë një kënaqësi ta shikoj përsëri atë. Kam respekt për një profesionist të madh që ka akoma motivim për të vazhduar këtë sport”.

PSG-ja e tij ? – “Skuadra nga ndryshuar shumë. Kanë kaluar shumë vite. Me mua ata ishin në ndërtim, ndërsa tani projekti ka mbaruar. Ata i kanë të gjithë mundësitë për ta realizuar objektivin e tyre final, fitimin e trofeut të Champions League, pasi tani janë një nga ekipet më të forta në Europë”.

GRUPI  – “Pas barazimit në Serbi ishin në vendin e tretë. Tani situata është shumë më e mirë për ne, por gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit. Na mbetet të japim gjithçka në fushë e të luajmë mirë”, përfundoi Ançeloti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *