Ançeloti “harron” Liverpulin : Asnjë kthim prapa, e merituam fitoren

Napoli ka arritur të marrë një fitore të vuajtur në fushën e Kaljarit, falë golit të shënuar nga Milik në minutën e fundit. Ekipi i Karlo Ançelotit gjendet në vendin e dytë në tabelë dhe mbetet një rrezik konstant për Juventusin kryesues.

Trajneri i Napoli, Karlo Ançelotit u ndal të flasë para mediave menjëherë pas ndeshjes : “ Kaljari luajti mirë dhe na vuri në vështirësi. Mertens dhe Insinje jashtë? Mua më duhen lojtarë të freskët në fushë. Kemi pasur një reagim të mirë pas humbjes me Liverpulin. Sa i përket shortit të Europa ligë, shpresoj të jetë më i mirë sesa ai i ligës së kampionëve”.

Napoli ka në “zemër” të saj lojtarë shumë të mirë dhe objektivat e këtij klubi janë të mëdha. Napolitanët janë një ndër pretendentët kryesor për fitimin e Europa Ligë dhe sa i përket kampionatit,  ata janë gjithmonë në ndjekje të Juventusit. Nëse ata do ia dalin të marrin vendin e parë bardhezinjve, mbetet të shihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *