Ançeloti dhe largimi nga Reali: Perez donte më shumë Bejlin

0

Karlo Ançeloti kthehet nesër në Madrid si kundërshtar dhe natyrisht përbën shumë interes historia e largimit të tij nga klubi madrilen, ku fitoi Ligën e Kampioneve, para largimit në vitin 2015.

Duke qenë pragsfida kundër Realit, nuk mund të mos kujtohet ajo që ka shkruar Ançeloti në librin e tij autobiografik “Quiet Leadership”, ku sqarohet se shumë peshë në vendimin e Florentino Perezit pati edhe Geret Bejli, i cili nuk ishte i kënaqur me Ançelotin.

“Menaxheri i përgjithshëm më tha se presidenti donte të bisedonte me mua. Kur shkova në zyrën e tij, Perez më tha se Bejl e kishte marrë në telefon. E kisha zëvendësuar atë më 4 janar (në fitoren 2-1, në Valencia). Agjenti i Bejlit ishte ankuar se Gareth kishte kërkuar për të luajtur më në mes. Presidenti më tha se si mund ta rregulloja këtë situatë e çfarë mund të bëja, por përgjigja ime ishte: Asgjë! Unë nuk mund të ndryshoj sistemin e lojës në mes të sezonit. Që atëherë, marrëdhëniet me presidentin nuk ishin të njëjta.”

Ançeloti zbulon edhe një detaj tjetër: “Disa statistika të UEFA-s zbuluan se ekipi im nuk kishte shumë orë trajnimi, si klubet e tjera europiane. Ne kishim fituar 22 ndeshje rresht, kështu që me siguri po bënim diçka të drejtë… Sapo humbëm, klubi nisi presionin me këto statistika: Ju duhet të punoni më shumë. Unë mendova të kundërtën, sepse lojtarët kishin nevojë për pak lehtësim fizik. Duke iu referuar statistikave, klubi dha një shenjë se kishte më shumë besim tek shifrat, sesa tek unë.“

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here