ANALIZE, LLOGARITË E TITULLIT

0

Katër skuadra në garë për ta mbyllur sezonin në krye janë me laps në dorë, kur duhen edhe shtatë javë nga mbyllja e sezonit. Katër pikë diferencë i japin mundësinë çdo ekipit të pretendojë dhe për këtë arsye Superliga ka hyrë në një garë të ethshme.

 

Armand Halili

 

Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Tirana, janë katër skuadrat në garë për të fituar titullin kampion në këtë sezon futbollistik, i cili me të drejtë mund të konsiderohet si më i rivalizuari dhe më i bukuri i viteve të fundit. Nga vendi i parë në të katërtin diferenca është vetëm katër pikë në një moment që kanë mbetur edhe shtatë ndeshje nga fundi i sezonit. Gara është e hapur dhe ethet për titull kanë pushtuar drejtues, futbollistë e tifozë. Të gjithë besojnë derisa matematika ia lejon një gjë të tillë. Por, zhvillimet e deritanishme në këtë sezon, kanë treguar se të gjitha ekipet janë të forta dhe pikë mund të lësh në çdo ndeshje, nëse nuk e vlerëson ashtu siç duhet, qoftë kjo një ndeshje ndaj një skuadre që është në garë për titull, apo që nuk është në garë për asgjë. Në një situatë të tillë, kryesueset e tabelës së klasifikimit janë duke bërë llogaritë e tyre, që në fund i nxjerrin gjithmonë në krye. Por, duhet pritur edhe shtatë javë për të mësuar emrin e fituesit dhe surprizat mund të mos mungojnë në një situatë të tillë, ku nuk kemi asnjë prej ekipeve të shkëputura.

Kukësi – Skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri është rikthyer edhe njëherë tjetër në krye të Superiores, duke qetësuar disi presidentin Gjici, i cili duhet thënë se ka shpenzuar shumë për ekipin e tij dhe kërkon me çdo kusht një titull historik për këtë skuadër. Megjithatë kalendari të paktën në tre javët e ardhshme nuk tregohet shumë bujar me nënkampionët në fuqi. Ata do të luajnë ndaj Laçit, që pavarësisht mungesave që do të ketë, ka treguar se është një ekip cilësor dhe që mund të fitojë ndaj çdo kundërshtari. Më pas ekipin e Shaqirit e pret një ndeshje ndaj Partizanit, skuadër me të cilën veriorët i kanë humbur përballjet në këtë sezon, pasi kanë arritur të fitojnë vetëm një dhe kanë humbur dy. Kjo ndeshje vështirësohet edhe më shumë, duke parë se Partizani këtë fundjavë do të luajë ndaj Skënderbeut në transfertë. Ndërsa ndeshja që mund të konsiderohet vendimtare do të jetë përballja direkte ndaj Skënderbeut, që Kukësi do ta luajë në shtëpi. Ky do të jetë edhe avantazhi i vetëm i veriorëve për të marrë trepikëshin në këtë takim. Por, gjithmonë duhet parë se në çfarë pozitash do të jetë Skënderbeu përpara kësaj sfide. Gjithsesi ajo që mund të thuhet me siguri është se pas tre javësh, Kukësi do të ketë një ide të qartë nëse do të vazhdojë apo jo garën për titullin kampion.

Skënderbeu – Katër herë kampionët e vendit dhe skuadra që ka fituar sezonin e fundit Superligën, Skënderbeu mund të quhet pa frikë si një nga ekipet më të kompletuara të kampionatit dhe pretendent kryesor për të fituar titullin edhe këtë vit. Megjithatë korçarët kanë bërë një hap fals javën e shkuar pasi humbën ndaj Laçit dhe përveçse kanë lëshuar kreun e renditjes, kanë ndërlikuar edhe pozitat e tyre në klasifikim. Këtë javë ata do të presin në shtëpi Partizanin, ndaj të cilit kanë një bilanc të barabartë në këtë sezon, me një fitore, një humbje dhe një barazim. Natyrisht që trajneri Josa nuk pranon asnjë rezultat tjetër përveç trepikëshit në këtë ndeshje, por kjo nuk pritet të jetë e lehtë, pasi të kuqtë mund të kënaqeshin edhe me një pikë, që nuk i nevojitet korçarëve. Por, pavarësisht se si do të dalë ndeshja ndaj Partizanit, Skënderbeu mund të rikuperoje gjithçka lehtësisht një javë më pas në sfidën ndaj Apolonisë në shtëpi dhe të shohë rivalët në garën për titull që përplasen me njëri-tjetrin. Ndërkohë që në ndeshjen pasardhëse do të ketë një panoramë më të qartë në kuadër të takimit që do të luajë me Kukësin në transfertë.

Partizani – Për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro mbaruan “ditët e bukura”. Katër fitore në katër ndeshje, një në derbi ndaj Tiranës i kanë dhënë mundësinë Partizanit që të jetë vetëm dy pikë larg vendit të parë. Por dy ndeshjet e radhës për të kuqtë do të jenë vendimtare, ose thënë më saktë transferta ndaj Skënderbeut do të jetë ajo që do të vendosë nëse të kuqtë do të vazhdojnë të shpresojnë. Natyrisht që në këtë ndeshje të kuqtë luajnë për dy rezultate, fitoren dhe barazimin, duke shpresuar edhe te ndonjë hap fals i Kukësit, për të ruajtur një diferencë prej tre pikësh me vendin e parë dhe për të fituar në sfidën ndaj Kukësit një javë më pas në kryeqytet, gjë të cilën e kanë bërë edhe më parë në këtë sezon. Pra llogaritë e skuadrës së Partizanit, nisin dhe mbyllen në një farë mënyre në ndeshjen e kësaj jave me kampionët.

Tirana – Humbja në derbi dhe barazimi një javë më pas ndaj Teutës në transfertë, e ka larguar Tiranën katër pikë larg vendit të parë. Por me qetësi dhe pa shumë bujë, bardheblutë vazhdojnë të jenë në garë për titullin kampion. Kalendari është favorizues të paktën në letër për ekipin e Maganit, e cila këtë fundjavë luan ndaj Vllaznisë në shtëpi ku fitorja është detyrim dhe më pas udhëton drejt Elbasanit. Sfida e tretë konsiderohet delikate, duke qenë se bardheblutë presin Laçin në shtëpi, por deri në atë takim, Tirana me pak fat nga përballjet që do të kenë mes tyre skuadrat që pretendojnë titullin kampion, mund të jetë shumë pranë kreut të renditjes.

 

47

Gola ka arritur të shënojë skuadra e Kukësit deri më tani në Kategorinë Superiore, ndërsa ka pësuar vetëm 20.

 

43

Është shuma e golave që kampionët në fuqi kanë realizuar. Ndërkohë Skënderbeu ka pësuar 14, duke qene dhe mbrojtja më e mirë.

 

31

Rrjeta kanë realizuar të kuqtë në 29 javë kampionat, ndërsa kanë pësuar 16 gola. Shpesh herë Partizani është kritikuar edhe si një skuadër mbrojtëse.

 

37

Gola kanë realizuar bardheblutë, ndërsa kanë pësuar 19, duke mbajtur vendin e katërt në kampionat.

 

 

Ndeshjet e Kukësit

Kukësi – Laçi

Partizani – Kukësi

Kukësi – Skënderbeu

Kukësi – Apolonia

Teuta – Kukësi

Kukësi – Tirana

Flamurtari – Kukësi

 

Ndeshjet e Skënderbeut

Skënderbeu – Partizani

Skënderbeu- Apolonia

Kukësi – Skënderbeu

Skënderbeu – Teuta

Tirana – Skënderbeu

Skënderbeu – Flamurtari

Vllaznia – Skënderbeu

 

Ndeshjet e Partizanit

Skënderbeu – Partizani

Partizani – Kukësi

Teuta – Partizani

Partizani – Tirana

Flamurtari – Partizani

Partizani – Vllaznia

Elbasani – Partizani

 

Ndeshjet e Tiranës

Tirana – Vllaznia

Elbasani – Tirana

Tirana – Laçi

Partizani – Tirana

Tirana – Skënderbeu

Kukësi – Tirana

Tirana – Teuta

 

 

Faqe 3

 

Laçi në prapaskenë,

por ekipi vendimtar

Me fitoren ndaj Skënderbeut, kurbinasit kanë rihapur

kampionatin, ndërsa synojnë vendin e katërt në klasifikim

 

Ndoshta nuk janë ekipi më miqësor i Superligës, por në vitet e fundit kanë treguar nivel dhe kanë një skuadër që luan futboll të pastër. Mund të konsiderohet padyshim si skuadra që duhet mundur në këtë kampionat, pasi ndaj kurbinasve e kanë të vështirë të gjithë. Me një trajner si Cungu, mjaft i suksesshëm brenda vendit, por edhe në Europë, kurbinasit kanë rihapur edhe njëherë tjetër kampionatin, duke ngushtuar diferencën mes ekipeve të kreut, pasi kanë mundur Skënderbeun. Me 9 lojtarë në fushë për më shumë se 20 minuta, Laçi ka treguar se duke vënë shpirtin në fushë mund të arrish objektivat. Shpesh herë të paragjykuar, por gjithmonë me një futboll të thjeshtë dhe rezultativ, kurbinasit kanë qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës sezonet e fundit. Ndërsa në këtë sezon objektivi është i njëjtë: Pjesëmarrja në Europë!. Mund duket pak i vështirë, duke qenë se Laçi renditet në vendin e pestë, por gjithmonë ka një plan B, dhe kjo duket se nuk është Kupa e Shqipërisë. Kurbinasit kanë si objektiv vendin e katërt që mbahet nga Tirana dhe duket se kanë bërë llogaritë e tyre në këtë drejtim, duke parë ndeshjet mjaft të vështira që kanë bardheblutë në mbyllje të kampionatit. Gjithmonw duke shpresuar qw njw nga tre ekipet e para tw kampionatit, tw fitojw Kupwn e Shqipwrisw. Gjithsesi për momentin ata mbeten një nga ekipet që ndoshta nuk kanë shumë kualitete në përbërje, por janë gjithmonë të vështirë për t’u mundur.

Sfidat – Dy nga ekipet që garojnë për titullin kampion, Skënderbeu dhe Partizani i kanë kaluar ndeshjet e tyre me Laçin në fazën e katërt. Korçarët kanë pësuar një humbje që i ka kushtuar shumë, ndërsa të kuqtë kanë barazuar më herët. Të dyja sfidat janë luajtur në Laç. Ndërkohë, që kurbinasit do të jenë edhe njëherë tjetër vendimtar jo vetëm për objektivat e tyre, por edhe për kreun e klasifikimit, pasi këtë javë do të udhëtojnë drejt Kukësit me synimin e vetëm për të marrë pikë, çka mund të sillte rokadë në krye të klasifikimit. Ndërkohë, që pas dy javësh do të kenë një sfidë ndaj Tiranës në transfertë, ekip që gjithashtu është në garë për titullin kampion.

 

36

Gola ka arritur të shënojë në këtë sezon futbollistik skuadra e Laçit, ndërsa ka pësuar 16. Diferenca me vendin e katërt është vetëm katër pikë.

 

Ndeshjet e Laçit

Kukësi – Laçi

Laçi – Teuta

Tirana – Laçi

Laçi – Flamurtari

Vllaznia – Laçi

Laçi – Elbasani

Apolonia – Laçi

 

Përballje “gladiatorësh”

edhe në Kupën e Shqipërisë

 

Tre skuadra rivale për kreun kanë një sfidë mes tyre edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në mesjavë do të luajnë përballë njëra-tjetrës, Kukësi me Skënderbeun dhe Tirana me Laçin. Këto ndeshje për tre ekipet që janë në garë për të fituar titullin kampion do të ndikojnë edhe në përballjet që do të kenë në kampionat, duke qenë se të shtunën Kukësi do të luajë ndaj Laçit në shtëpi dhe Skënderbeu ndaj Partizanit në Korçë. Në një situatë të tillë, parashikohet të përfitojë Partizani, ekip që është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe është përqendruar te kampionati.

 

Golashënuesit

Pero Pejiç në krye,

sfidojnë Raçiç e Bakaj

Sulmuesi kroat i skuadrës së Kukësit, Pero Pejiç duket se për të dytin vit rresht do të shpallet golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore. Pejiç deri në këto momente ka arritur të shënojë 24 gola duke qenë shumë larg ndjekësve më të afërt. I dyti në listën e golashënuesve të Superiores është sulmuesi i Partizanit Stefan Raçiç, që ndryshe nga Pejiç ishte i panjohur në kampionatin shqiptar. Megjithatë Raçiç ka arritur të bëjë një paraqitje të mirë dhe të realizojë 11-gola me fanellën e kuqe. I treti në listën e golashënuesve është Elis Bakaj. Mesfushori me tipare sulmuese i ekipit të Tiranës ka arritur të shënojë 9-gola, por duhet thënë se ai ka vuajtur nga dëmtimet në këtë sezon futbollistik.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image