ANALIZE-Kukesi-Torpedo, ja “çelësi” i suksesit

0

Nga Xhino Gargano

 

Kukësi – Torpedo Belazh Zhodino   2  0

Shënues: Karioka 9’, Pejiç 54’

Kukësi: Stazhila, Hallaçi, Malota, Mici, Hasani (Musolli 46′), Birungueta (Zheferson 68′), Felipe Moreira (Hysa 60′), Karioka, Muça, Erik Flores, Pejiç. Trajner: Marcelo Troisi

Torpedo Zhodino: Stepanov, Serdiuk (Seliava 79′), Melnik, Burko, Pankovets, Kontsevoi (Vaskov 67′), Datsenko, Maksimov, Jatskeviç, Platonov (Matveenko 75′), V. Hleb. Trajner: Igor Kriushenko

Parantezë, interesi dhe kurioziteti im për të parë Kukësin e ri (I ndryshuar 6/11 të skuadrës) ishte sidomos nga  emërimi në stolin e këtij ekipi të mister Troisi (Brazil, vendi i vizituar nga unë dhe i njohur futbollistikisht, me shumë bashkatdhetarë të tij të përfshirë në grup).

Sakaq, përpara ndeshjes më ngjallte kuriozitet të kuptoja se si do ta vendoste ekipin në fushë, në këtë sezon të ri, në ndeshjen e parë zyrtare, të Europa League, kompeticion shumë i rëndësishëm për klube, si në sensin ekonomik, ashtu edhe në atë të imazhit, ku besoj se pritshmëria dhe kurioziteti i tifozëve dhe drejtuesve e sidomos medies, ishin të barabarta me mua (pashë dhe përshëndeta mister De Biazin dhe të tjerë trajnerë të pranishëm).

Risia – Kukësi vendoset në fushë me një 4-3-2-1 (vitin e shkuar luajti me 4-2-3-1) me numra shumë të ngjashëm, por të ndryshme në fushën e lojës, si në fazën e ndërtimit të lojës, si në atë të përmbajtjes (pra kur nuk je në zotërim të topit dhe të duhet të ndjekësh).

Torpedo – 4-4-2 statike për të mbuluar të gjithë fushën në hapësirën e saj, me dy mbrojtësit qendrorë shumë pranë Pejiçit për ta zvogëluar sa më shumë nivelin e tij të rrezikshmërisë (sigurisht, kanë ndjekur videot, padiskutim).

Ndeshja – Që në fillim të ndeshjes u kuptua menjëherë se cilat ishin të dhënat taktike të ndeshjes, ku Kukësi do të luante dhe mbante topin, ndërsa Torpedo (fillimisht provoi të ushtronte presing të lartë, por menjëherë u detyrua që të kthehej në hapat e tij, kur presingu shkonte më kot, duke pësuar një kundërsulm të shpejtë të 3 mesfushorëve brazilianë. Aftësia e tyre qëndronte ne pasimet  e shkurtra dhe kombinimet e shpejta në një hapësirë të ngushtë, duke kaluar me lehtësi të madhe kundërshtarët.  Dhe, e gjitha kjo për t’u futur në zonën kundërshtare qoftë edhe me mure.

Torpedo, fillimisht, e uli bariqendrën dhe priti kundërshtarin në gjysmën e fushës së saj, duke kërkar vetëm me pasime të gjata dy sulmuesit (jo të rolit), për të bezdisur disi manovrat e Kukësit, sidomos kur mbrojtësi i qendrës Muça kërkonte që të ndërtonte nga pas lojën, ose të kalonte mesfushën e tyre të kundërt me 2 linja, me krosime të gjata.

Në virtyt të këtyre bezdisjeve për kundërshtarin, mesfusha e Kukësit, pak nga pak, ka marrë në dorë zotërimin e lojës, falë sidomos (siç e thashë) lehtësisë për të bërë kombinime të brazilianëve të mesfushës. Por, sidomos edhe nga puna jo në pah e kapitenit Hallaçi dhe mesfushorit Hasani (që i prishte të gjitha idetë kundërshtare që në nisje).

Mesfusha “top” – Mesfusha ishte pika më e fortë e Kukësit. Si në mbulim, ashtu edhe në sakrificë. Fantazia “Do Brazil”, nëse do të përdorej termi i saktë. Faza e sulmit nuk ka pasur Pejiç si protagonist, pasi ky i fundit, në këtë Kukës të ri, mendoj se vihet në dispozicion të skuadrës, por është më i vendosur taktikisht, sidomos në mbrojtjen e topave që vinin në drejtim të tij. Detyra e kroatit ishte ajo për t’u tërhequr më mbrapa në mesfushë, për të gjetur një mesfushor krahu që ndodhej përpara (sigurisht, në bazë të vendit ku edhe do të zhvillohej aksioni), duke provuar 1-2, për të formuar skemën 4-3-1-1 (një pykë me peshë që mbështetet tek “I vogli” që i afrohet dhe që mundohet të penetrojë në zonën kundërshtare).

Goli – Goli erdhi në minutën e 9-të dhe lindi pikërisht nga një situatë e rrëmujshme e krijuar nga puna e Pejiçit në zonë që kërcen dhe krijon konfuzion tek kundërshtarët (7 futbollistë të Torpedos të pranishëm, kundrejt 4 të Kukësit), plus dhe një tjetër futbollist që mundohej të qëndronte në linjën që mund të ishte e duhura për të goditur nga jashtë zone. Por, pavarësisht kësaj vendosje të mirë, në një top në zonë të humbur në mënyrë të pamenduar, mesfushori që ndodhej në zonën e mbulimit, është tërhequr më mbrapa duke lënë të lirë zonën e gjysmë hënës (në hyrje). Lojtari i Kukësit bën një prekje inteligjente, që përpara se të godasë pa në konfuzion shokun e skuadrës së vendosur në kufi të zonës (Karioka), duke goditur me një të djathtë të harkuar. Golazooo në gjuhën portugeze, si një Brazilian i vërtetë di të bëjë, në kryqëzim të shtyllave (portieri jo totalisht pa faj në këtë rast).

Pjesa e dytë – Pas pushimit Kukësi  ka futur një mesfushor më të tërhequr përpara linjës së mbrojtjes duke luajtur me një skemë taktike 4-2-3-1, pavarësisht se kundërshtari në asnjë moment nuk ishte i rrezikshëm, edhe pse në disa momente ishte numri 99 ai që shfaqi fizicitet,vrap dhe shumë grintë, duke u munduar të reagojë. Menjëherë vjen goditja e dënimit perlë e Pejçit, e pakapshme nga portiere kundërshtar. Një bomber i vërtetë.

Çelsi i ndeshjes – Në një ndeshje të luajtur nga vetëm një skuadër, ku kundërshtari është munduar vetëm të mbyllet dhe mbrohet, çmohet aftësia balistike të ndërtuesve të lojës së Kukësit, dhe pankina, që e lexoi ndeshjen në mënyrën e duhur, duke e detyruar ekipin që të punojë fort në krah (për t’i hapur), në mënyrë që të “kërcente” mbrojtja kundërshtare. Një sekret ishte inkursioni i mesfushorëve në lëvizjet pa top. Shkëmbime pa top dhe shpejtësi në pasimet e topit. Pa harruar këtu pikën kyçe që është intensiteti i treguar.

Faza e përmbajtjes – Mendoj se duhet të punohet ende në fazën mbuluese, duke qenë se mungon një sinkronizim në linjë (edhe pse kjo mund të vijë edhe nga fakti që Muça sa është afruar dhe duhet të ambientohet), ku u dallua disa herë që kur një mbrojtës qendre dilte, linja defensive qëndronte e largët, në vend që të ngushtohej, duke krijuar një figurë gjeometrike dhe trekëndësh me kulmin e poshtëm. Por, me ndryshimin e modulit në 4-2-3-1, duke futur numrin “23”, gjërat u vendosën në mënyrën e duhur, duke qenë se ky futbollist mbulonte në shkallë, duke e ruajtur ekuilibrin e mesfushës, edhe kur të tjerët dilnin përpara.

Parashikimi për kthimin – Mendoj se Torpedo, duke luajtur përpara tifozëve të tij dhe brenda fushës, do të ndërtojë një skemë sulmuese me një 4-3-3, për të luajtur hapur dhe për të provuar 1 kundër 1, me një linjë mbrojtëse të lartë. Ideja e tyre do të jetë që të luajnë me të paktën pesë lojtarë në zonën e Kukësit, që megjithatë sduhet të ketë shumë probleme për të kaluar turin, pasi do të mbrohet, presë dhe t’i godasë në kundërsulm, ose duke propozuar lojën e pasimeve të shumta (mendoj se do të aplikojë këtë, si për mentalitet, ashtu edhe për aftësi, pa dalë nga natyra e saj dhe duke u përpjekur që të shënojë golin që do t’i jepte kualifikimin).

 

 

2

Muaj ka braziliani Troisi në krye të skuadrës së Kukësit. Ai mori drejtimin e nënkampionëve pas finales së Kupës së Shqipërisë, e humbur ndaj Laçit në shifrat 2-1.

 

Ok

Troisi ka afruar te skuadra e Kukësit disa futbollistë brazilianë, të cilët kanë bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë të Ligës së Europës ndaj Tropedos, ku skuadra fitoi në shifrat 2-0.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image