Analizat e konfirmojnë, Belerin merr lajmin më të keq

Fitorja 2 – 0 ndaj Çelsit, nuk e festua si ç’ndodh zakonisht pas një triumfi në derbin e Londrës. Dëmtimi i spanjollit  Hektor Belerin, mbajti në ankth të gjithë stafin e “topçinjve”, dhe sot kanë dalë rezultatet përfundimtare të analizave.

Belerin e ka humbur përfundimisht sezonin, pasi ka pësuar një këputja të ligamentit të kryqëzuar të gjurit, një dëmtim ky ndër më të rëndit në sport, pasi periudha e riaftësimit varion nga 6 muaj në një vit.

Në mungesë të Belerin, trajneri i Arsenalit Unai Emeri do i duhet t’ia besojë atë pozicion, zviceranit Stefan Lishtajner, ndërsa një opsion tjetër është dhe i riu Einsli Majntlan-Najls.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *