Analiza, Ze Maria ka kritika për lojën

Ze Maria e tha hapur pas ndeshjes me Besën se loja nuk i ka pëlqyer, ndërkohë që këtë gjë ua ka bërë të ditur edhe futbollistëve të tij na analizën e zhvilluar ditën e djeshme. Pas ndeshjes me Besën braziliani tha mes të tjerash: “Kemi luajtur si në një ndeshje miqësore. Fituam e ky është një hap që vlen. Por nuk jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Tirana e vërtetë që unë dua ishte ajo e finales së Superkupës”. Me kavajasit Tirana fitoi me rezultatin 1-2 dhe autor i të dy golave ishte kapiteni Karabeci, që golin e barazimit e realizoi me penallti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *