Analiza e Tahirit: Kastrioti më i favorizuari për mbijetesën!

Mbijetesa është një ekuacion më vete në Kategorinë Superiore. Kastrioti, Tirana dhe Luftëtari ndahen mes tyre nga katër pikë dhe njëra prej tyre do të garojë sezonin e ardhshëm një kategori më poshtë. Sipas Ermal Tahirit, ish-furbollist i Dinamos, aktualisht drejtor i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi”, krutanët janë më të favorizuar.

“Kastrioti ka një kalendar shumë të favorshëm. Për hir të vërtetës e shikoj më të favorizuar se Tirana dhe Luftëtari. Duhet t’i japim pjesës që i takon këtij ekipi që po luan futboll. Kanë lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë, por po luftojnë. Pësuan gol kundër Kukësit dhe e përmbysën ndeshjen. Janë në rrugën e duhur”, është shprehur Tahiri në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus.

Ai vijon më tej analizën e tij dhe flet edhe për Luftëtarin e Tiranën, ndërkohë që në shënjestër përfundon edhe trajneri Ardian Mema. “Luftëtari po luan mirë futboll. Ndeshjet ndaj Partizanit i ka fituar vetëm në saj të meritës së trajnerit dhe lojtarëve. Sa i takon Tiranës, një trajner që kam pasur unë thoshte nëse humbasin dy penallti është faji i lojtarëve. Por nëse ndodh që të humben pesë, atëherë është faji i trajnerit, pasi në fund penalltinë janë pjesë e stërvitjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *