Analiza e Redi Jupit për Superioren: Kjo quhet java e Partizanit, Tirana të dëfren më shumë

Redi Jupi ka bërë analizën për javën e 22 të Superiores, duke u ndalur më së shumti në ekipet kryesuese dhe që pretendojnë për t’u shpallur kampion. Kur flitet për Partizanin dhe Kukësin, shprehet se kanë më shumë në cilësi se ekipet e tjera të kampionatit shqiptar.

I pranishëm në “Procesi Sportiv”, Jupi ka thënë se Tirana është ajo që të dëfren më shumë në futbollin e krijuar, nisur nga java e fundit.

“Unë gjithmonë kam besuar se Kukësi dhe Partizani ka diçka më shumë në aspekt cilësor, por Tirana në këto 10 javë të fundit është rikthyer për t’i dhënë jetë projektit të verës që tani po shfaqet shumë interesant. Tirana të dëfren në këto ndeshje dhe luan mirë. Por për mua kjo ishte java e Partizanit, pasi u rikthye sërish në luftë.

Kukësi po vuan se nuk luan ndeshjet në shtëpi dhe kjo e bën të mos shkojë 4-5 pikë para. Është një konsum psikologjik shumë i madh ky, të luash në shtëpi si në transfertë. Partizani është rikthyer, ndërsa Tirana bën lojën më tërheqëse dhe të bën që ta ndjekësh”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *