Analiza e kryesuesve | Partizani çalon në sulm, Skënderbeu i Josës i kompletuar

0

Partizani kryeson Kategorinë Superiore pas 27 ndeshjesh. Të kuqtë kanë grumbulluar 54 pikë nga 81. Nëse krahasojmë ecurinë e Partizanit me skuadrat e tjera kryesuese gjatë pesë sezoneve të fundit të nxjerrim disa statistika interesante.

 

Partizani është skuadra me numrin më të pakët të pikëve pas 27 ndeshjesh. Kukësi kampion i Ernest Gjokës ka pasur një pikë më shumë se “të kuqtë” e këtij sezoni, ndërsa Skënderbeu e ka mbyllur këtë fazë në tri sezonet e fundit ku është shpalluar kampion me 60, 63 dhe 57 pikë.

“Demat” kanë gjithashtu golavarazhin më të ulët të pesë viteve të fundit: +16. Sulmi është pika e dobët e Partizanit me vetëm 31 gola, ndërkohë Skënderbeu i vitit 2015/2016 mban rekord me 56 gola të shënuar dhe një golevarazh +37.

Mbrojtja e Partizanit ka lejuar vetëm 15 gola deri më tani, por rekordi i mbrojtjes më të mirë pas 27 ndeshjesh i takon Skënderbeut të sezonit 2014/2015. Skuadra e Josës lejoi vetëm 12 gola në tri fazat e para të atij sezoni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.