Analiza e doktorit: Ja pse Bayerni ka dëmtime

0

Dëmtimet janë pjesë e të qenit futbollist profesionist dhe mund të ndodhin në çdo kohë. Megjithatë, kur ndodhin kaq shpesh dhe në të njëjtën pjesë të trupit, do të thotë se mund të jetë një problem edhe më i thellë. Këtë çështje kaq serioze tashmë po e vuan Bajerni, skuadër e cila ka kaluar 14 dëmtime muskulare që prej muajit gusht. E tmerrshme! Pothuajse në të njëjtën gjendje janë edhe skuadrat e Real Madridit dhe Juventusit, por jo kaq sa Bajerni. Në intervistën e mëposhtshme për “Merkur”, doktori Verner Klingelhëfer flet mbi dëmtimet e shumta muskulare të lojtarëve bavarezë. Ortopedi është ndër gjermanët më të njohur të kinesiologjisë sportive, një qasje e mjekësisë alternative që interpreton problemet shëndetësore, të cilat vijnë si pasojë e dëmtimit të grupeve muskulare.

– Z. Klingelhëfer, që prej gushtit te Bajerni kanë ndodhur 14 dëmtime muskulare. Sipas mendimit tuaj si ekspert, janë thjesht fat i keq, aksidente, apo çfarë?

– Dëmtime të tilla për një kohë kaq të shkurtër janë vërtet problematike për një klub të klasit botëror siç është Bajerni. Nuk ka të bëjë me fatin e keq apo koincidencat, por është një problem më i thellë. Këtë pyetje duhet t’ia bëjë vetes trajneri Pep Guardiola, pra se çfarë po bëhet gabim në stërvitje.

– Çfarë nuk shkon, sipas jush?

– Në aspektin e kinesiologjisë sportive, do t’ju thoja se duhen stërvitur muskujt, në mënyrë që të bëjnë balancimin e energjisë së lëvizjes në mënyrë të njëtrajtshme. Kjo gjë arrihet përmes shtrirjes dinamike të muskujve dhe sidomos me masazhe të kinesiologjisë sportive.

Doktori Verner Klingelhëfer

Doktori Verner Klingelhëfer

– Po Bajerni i bën këto …

– Shumica nuk i bëjnë siç duhet! Po të shohësh një futbollist sot duke bërë lirim muskujsh, do të vësh re se ai tërheq shputën e këmbës duke e afruar atë te kurrizi. Ky është gabim! Në këtë rast kemi të bëjmë me një muskul me artikulim të dyfishtë, që do të thotë se duhet të kryhet edhe te vithet. Ama kjo gjë i duhet treguar lojtarit jo vetëm me fjalë, por edhe me shembull konkret. Në hokejn professional në akull, ky lirim muskujsh nuk ekziston më. Lojtarët, kur mendojnë për këtë, kujtojnë se e bëjnë siç duhet. Dhe kjo gjë vazhdon për vite me radhë. Çështja është që nëse e bën siç duhet, atëherë rrit qarkullimin e energjisë në të gjithë trupin dhe njëkohësisht parandalon dëmtimet. Një gjë e tillë nuk zëvendëson psikoterapinë, por thjesht përmirëson trupin. Dhe të mos harrojmë që një lëvizje e tillë kërkon vetëm 2-3 minuta.

– Kinesiologjinë e ka parashtruar dikur Jyrgen Klinsmani te kombëtarja, por asnjëherë në këtë formë siç po e shpjegoni ju.

– Klinsmani ka qenë pioner, e vërtetë. Por mendoj se nuk e ka ditur tamam se çfarë po bënte. Edhe Joakim Lëv ka integruar aspekte të veçanta në stërvitje dhe të them të drejtën, edhe te Bajerni mund t’i gjesh. Por të gjithë veprojnë sipas një parimi: “Më thuaj sa bëjnë 10 herë 10!”. Pra, duke stërvitur mendjen. Por këtu po flasim për kinesiologjinë sportive, e cila lidhet me fizikun e njeriut. Mjekët kanë një fjalë të tyren: Mjeku i organeve të brendshme di çdo gjë, kirurgu mund të bëjë çdo gjë, pathologu i ka të dyja, por jo në kohën e duhur.

– Mos është edhe Guardiola si rasti i pathologut?

– Të tregohem i sinqertë, po. Ai duket se ecën sipas parimit “unë di gjithçka, unë bëj gjithçka”. Në një klub si Bajerni, këto gjëra duhet të merren seriozisht. Edhe ndonjëri duhet të kujtohet ndonjëherë t’i thotë: “Ore, po çfarë po bën ti këtu?” Për shembull, kompanitë marrin pothuajse çdo vit audit të jashtëm për të kontrolluar punën. Nuk janë të pakta rastet kur në një klub mbizotëron arroganca dhe injoranca e trajnerit. Madje, edhe doktori Hans-Vilhelm Myler-Vohlfahrt nuk ia doli dot me Guardiolën. Nuk pati më dëshirë të punonte me një njeri, i cili të rri çdo moment mbi kokë e të tregon punën tënde. Secili ka përgjegjësitë e veta. Unë – për shembull – nuk mund të të mësoj të luash futboll apo hokej, por mund t’i stërvis lojtarët, në mënyrë që të arrijnë të shfaqin më mirë talentin e tyre.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=2N0zDTguQiE?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

– Zherom Boateng pati probleme me gjurin edhe në fillim të sezonit. Ky dëmtim në Hamburg mos ishte rezultat i dëmtimit të parë?

– Për një sportist aq profesionist sa ai, aq të stërvitur, ky dëmtim tregon se diçka nuk shkon. Këto janë probleme që fillojnë që në gjenezë dhe me këtë nënkuptoj stërvitjen e skuadrës. Po ashtu, kur Holger Badshtuber arrin të operohet dhe më vonë dëmtohet në krahun tjetër në muskul, më vjen keq, por këtu ka diçka që nuk shkon me ekuilibrin. Një dëmtim i tillë ka lidhje me të gjithë trupin. Ne në kinesiologji e nisim punën nga mendja, por pjesa më e rëndësishme fokusohet te trupi. Klubet vazhdojnë ende të mos tregohen mendjehapur rreth kësaj metode. Dortmundi – për shembull – ka zhvilluar vetëm një herë një gjysmë dite stërvitje me kinesiologjinë. Ne kemi arritur tashmë t’i përparojmë idetë tona dhe jemi gati për t’i përfshirë ato në stërvitje.

– A keni ndonjë shembull konkret nga përvoja juaj e implementimit të kësaj praktike?

– Te “TuS Geretsried” – për shembull – të rinjtë u aktivizuan në ligën kombëtare sapo u prezantua lirimi dinamik i muskujve para ndeshjes, mes shumë ushtrimesh të tjera. Madje edhe trajneri i ka përfshirë në stërvitjen e përditshme metodat e kinesiologjisë sportive. Ja t’ju them edhe një shembull tjetër: Bad Tëlci. Nuk humbën asnjë ndeshje dhe shënuan 111 gola.

– Thuhet se edhe te Barcelona praktikohet kinesiologjia.

– Po, duket qartë që e praktikojnë. Është si të mendosh paraprakisht dhe jo të mendohesh në momentin që ndodhin ngjarjet. Të vetmin gabim që bën Barcelona është se mendohen ndonjëherë si ta çojnë topin në portë. Në futboll, ashtu si në hokej, gjërat duhet të ndodhin shpejt. Pra, duhet të mos i jap asnjë shans portierit ta shohë topin. Për këtë duhet të gjesh ekuilibrin e duhur fizik dhe psikologjik. Po ia dole ta bësh këtë, ke për të fituar gjithmonë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=z-Q0ILjPzVQ?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here