Analisti i “Sky sport”: Pogba nuk krahasohet me Milner!

0

Graem Sounes, i njohur për punën e tij me gjigantin e televizionit “Sky sport” ka folur në lidhje me mesfushorin francez, Pol Pogba. Skocezi ka deklaruar se Pogba duhet pikë së pari të shikojë nga vetja, për mënyrën se si ai luan dhe si sillet ne fushë.
Gjithashtu ai ka thënë se kurrë nuk do ta krahasonte francezin me Xhejms Milner, i cili sipas Sounes është ndër mesfushorët më të fortë në Botë. Ndër të tjera Sounes tha se francezi duhet të ulë kokën dhe të punojë për një lojtar i klasit botëror.

“Pogba duhet të punojë  në mënyrë që të konsiderohet lojtar i elitës. Unë personalisht më duhet të pranoj se do të zgjidhja të kisha si kundërshtar Pogban se sa Milner, pasi lojtari i Liverpul është ndër më të mirët për mua. Pol Pogba duhet të ulet dhe të shikojë veten dhe gabimet që ai ka në qoftë se ai dëshiron të bëhet më i miri.”

Më pas Sounes u pyet dhe se në rast se do të kishte mundësi, kë do të zgjidhte të kishte në ekip midis Pogba dhe Milner dhe skocezi ishte i qartë në përgjigjen e tij.

“Nuk është një pyetje, Milner, çdo ditë të javës. Unë nuk dua të luaj kundër Milner, por me Pogba, është diçka ndryshe. Ai nuk do të më ndalojë, ai të lejon të luash, dhe kjo është diçka që Milner nuk e lejon asnjëherë”, përfundoi skocezi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.