Analistët shqiptarë u druhen talenteve, në Belgjikë Kompany po përgatit një 17-vjeçar për…mrekullira

Afrimi në Kombëtaren e Shqipërisë i lojtarëve të rinjë si Selahi, Seferi, Kumbulla dhe Bare, nuk është pritur me optimizëm nga analistët e futbollit në Shqipëri. Për të është shprehur së fundmi se loja në ekipet ku luajnë nuk kanë bërë “çudira” për t’u thirrur nga trajneri Reja. Ndoshta mosha e tyre nuk bind por talenti nuk matet me vitet e jetës në disa raste. Disa analiza të gabuara që në këto raste nuk ndihmojnë askënd përveç përhapjes së frymës negative për këta lojtrarë që kanë ëndërruar gjatë këto ditë me fanellën kuqezi.

Por ndërkohë shembulli më i mirë vjen nga Belgjika, vendi ku fjala “talent” gjen përdorim të bollshëm. I radhës quhet Jeremy Doku, një mesfushorë me tipare sulmuese. Aktivizohet tek Anderlechti në një moshe relativisht të re, vetëm 17 vjeç, ndërkohë që debutimin e parë e ka bërë që një vit më parë. E veçanta? Në vetë shtatë ndeshje të luajtura, dhe asnjë gol të shënuar, Doku kërkohet ë Londër nga Arsenal dhe Chelsea.  Si duket londinezët shohin diçka më tepër se paraqitja e ndeshjeve të para.

Megjithatë Vincent Kompany po përgatit në ekipin e tij në djalosh që bën mrekullira. Mjaft i shkathët me topin, triblon bukur dhe goditje surprizuese. A nuk mund të quhet talent? E aq më tepër a nuk mund t’i besohen përgjegjësi më të mëdha? Në Belgjikë besojnë se po. Vetëm në Shqipëri mungon ky besim çka i shtyn trajnerët t’i “djegin” në stol. Dhe përfundimi? Shqipëria nuk ka talente!/ Sport Ekspres/