Ana Ivanoviç e mbyll me tenisin

0

Ana Ivanoviç, ish-numri 1 i botës dhe fituese e French Open, është tërhequr nga tenisi në moshën 29-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë vetë tenistja serbe: “Nuk ka mënyrë tjetër si ta them këtë. Kam vendosur të tërhiqem nga tenisi profesionist. Ishte një vendim i vështirë, por ka kaq shumë arsye për të festuar. Mos jini pesimistë, por bëhuni optimistë përkrah meje. Ju dërgoj dashurinë time, faleminderit të gjithëve”, shkruan bukuroshja në Facebook.

Në vitin 2008 Ivanoviç fitoi turneun madhor në Francë dhe u bë numri 1 në botë, duke e ruajtur për 9 javë, por më pas filloi rënia graduale.

Tani Ivanoviç është martuar me futbollistin e njohur Bastian Shvajnshtajger dhe me siguri nuk ka më as motivimin e dikurshëm për të luajtur tenis.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here