Amir Bilali i lirë, Shkupi merr “ish”-in e Partizanit

Partizani e zyrtarizoi në janar, ndërkohë që ende pa u mbyllur merkato dimërore iku. Ata që janë tifozë të “demave” të kuq duhet ta mbajnë mend Fatjon Jusufin, të cilin skuadra kryeqytetase e afroi nga skuadra e Renovës.  Ish-trajneri Skënder Gega ia bëri të qartë: hapësirat do të jenë të pakta.

Në këto kushte Jusufi zgjodhi të ndërpriste kontratën dhe u transferua në Armeni, ku u aktivizua me Shirak. Dy ndeshje dhe një gol, ndërkohë që një dëmtim e penalizoi. Pak muaj në Armeni dhe tashmë do të luajë sërish në Maqedoninë e Veriut, pasi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

“Është kënaqësi dhe nder të vesh fanellën e një klubi historik dhe të madh si Shkupi. Mendova të vazhdoj karrierën te Shkupi sepse më përshtatet filozofia e tyre dhe më pëlqen projekti që kanë. Shpresoj që të përsërisim së bashku sukseset e viteve të fundit edhe në vijim me Shkupin dhe sukseset të mos kenë të ndalur”, ka deklaruar Jusufi për faqen zyrtare të klubit.

BILALI – Ndërkohë te Shkupi janë njoftuar disa largime, mes tyre edhe mbrojtësi Amir Bilali. Ish-lojtari i Bylisit dhe Teutës është i lirë dhe dëshira e tij është të rikthehet  në Superiore. “Amir Bilali është futbollisti me të cilin është ndërprerë kontrata, ndërsa bashkëpunimi nuk ka vazhduar pasi që edhe u kishin kaluar kontratat futbollistëve në vijim: Viktor Angelov, Armel Bradji, Maharafa Tandina dhe Ergyn Abdul”, njofton mes të tjerash klubi i Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *