Amiens në Ligën 1 në sekondën e fundit të sezonit, shihni momentin e çmendur!

0

Dje në mbrëmje përfundoi kampionati francez i Ligës 2 dhe janë ngjitur në Ligën 1 Strasburgu e Amiensi, ndërsa Truaja ka shkuar në play-off.

Java e fundit ishte spektakolare, sepse gjithë skuadrat e kreut duhej të fitonin, për të mos lëshuar terren.

Strasburgu bëri detyrën, fitoi dhe doli kampion. Pas tij, gara ishte e hapur mes Amiensit, Truasë, Lensit e Bresit.

Lensi zgjidhi gjithçka lehtësisht dhe priste lajme të mira nga fushat e tjera, që në fakt po vinin, sepse Reims-Amiens ishte mbërthyer 0-0 dhe Soshoja po mundte Truanë 2-0.

Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e Truasë, që mori përkohësisht vendin e dytë, ndërsa Lensi ishte i treti, sepse Amiens nuk po shënonte në Reims.

5 minuta shtesë, në minutën 94:58 një goditje dënimi dhe në atë aksion, goli historik: AMIENS PËR HERË TË PARË NË LIGËN 1!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here