Ambasada e Francës në Shqipëri ndjesë zyrtare te FSHF: Nuk kemi dyshime te ndeshja e kthimit!

Incidenti para nisjes së përballjes me Francën dhe Shqipërisë ka bërë gjithë xhiron e mediave europiane. Pikërisht ai ngatërrim i himnit me Andorrën, që vazhdoi edhe me një kërkim falje për tifozët e Armenisë. Stafi i Kombëtares dhe lojtarët nuk pranuan të nisnin takimi, derisa të këndonin himnin kombëtar.

Por gjatë këtyre orëve ka pasur edhe shumë ndjesa zyrtare që vijnë nga Franca dhe e fundit është nga Ambasada e Francës në Shqipëri. Kjo e fundit ka dërguar edhe një letër ndjese zyrtare në drejtim të FSHF-së, duke shprehur keqardhjen për atë që ndodhi. Më pas thuhet se nuk ka asnjë dyshim se do të ketë një organizim të mirë për ndeshjen e kthimit në nëntor, pasi Franca do të udhëtojë në Shqipëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *