Amazon zgjedh Liverpulin, Klop refuzon dhe shpjegon arsyet

Amazon, kompania amerikane me bazë në Siatëll, ishte autorja e dokumentarit “All or Nothing”, ku mori pjesë skuadra e Mançester Sitit në sezonin e kaluar. Një dokumentar që bazohet në pjesën e fshehtë të ekipit, lojtarëve dhe trajnerit. Ekipit të Guardiolës i solli fat diçka e tillë, sepse arritën të fitonin Premier Ligën, duke dominuar kampionatin anglez.

Kompania në fjalë ka zgjedhur Liverpulin për episodin e radhës dhe në klub është pëlqyer kjo ide. Aprovimin për një gjë të tillë e ka dhënë dhe pronari i Liverpulit, Xhon Henri, i cili e ka parë me sy pozitiv interesin e bashkëpatriotëve të tij.

Por, Jurgen Klop mendon ndryshe dhe ka vënë veton kundër kësaj ideje siç citon “Daily Mail”. “Shumë ekspozim mediatik që mund të shkatërrojë përqendrimin e skuadrës”, ka qenë arsyeja e Klop, i cili preferon të punojë larg kamerave. Prezenca e tyre ka një tjetër rrezik, sepse mund të influencojë në sjelljen dhe qëndrimin e lojtarëve të ndryshëm, duke i bërë ata që të dalin jashtë kornizave të realitetit.

Klop ka refuzuar të pranojë ofertën e Amazon, të cilët kanë gati klubin e radhës me të cilin do të punojnë. Amerikanët kanë zgjedhur Bajernin e Mynihut dhe “basti” për fitimin e titullit do të jetë më i thjeshtë, sepse vështirë që bavarezët mund të dështojnë në fitimin e Bundeligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *