Alvesh prezantohet në Kazakistan, tani “peng” i milionave

Danilo Alvesh u largua nga Shqipëria në fund të muajit dhjetor dhe nuk preku më vendin tonë pavarësisht kërkesave të presidentit Sinan Idrizi se braziliani duhet të respektonte detyrimet kontraktuale.

Me kalimin e javëve u bë e qartë se mes brazilianit dhe klubit vlonjat s’mund të kishte më pajtim dhe ditën e djeshme sulmuesi ka është prezantuar si lojtari më i ri skuadrës së kazake të Okzhetpes Kokshetaus.

Gjithsesi situata ka ende “kleçka” në mes, pasi burime nga klubi vlonjat bëjnë me dije se lojtari ende nuk e ka marrë lejekalimin, por po bisedohet për gjetjen e një marrëveshjeje. Kontrata e Danilos me Okzhetpes është e vlefshme deri në fund të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *