Alvesh: Kam qarë, por falë Zotit u ktheva edhe më i fortë!

Danilo Alvesh ka qenë vendimtar në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur. Sulmuesi ka shënuar 4 gola me vlerën e 10 pikëve, duke treguar se është mjaft i rëndësishëm për ekipin e Ilir Dajës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Alvesh ka treguar se ka qenë një muaj i vështirë, por fatmirësisht tashmë gjithçka është lënë pas dhe ai u kthye akoma dhe më i fortë, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të rikthehej te fitorja.

“Duhet të falënderoj vetëm Zotin për gjithçka që bën në jetën time. Kam kaluar një muaj me një dëmtim. Qava me shumë dhimbje, por sot jam shumë i lumtur falë Zotit, u ktheva dhe u ktheva më i fortë. Dua të falënderoj mikun tim @pubalgia.solucaodefinitiva për punën që u bë përditë. Faleminderit shumë vëlla. Zoti ju bekoftë gjithmonë! Urime të gjithë për fitoren e sotme”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *