Alush Gavazaj ndërpret bashkëpunimin me Tiranën

0

 

Nga dje, Alush Gavazaj nuk do të jetë më një lojtar i Tiranës. Mesfushori kosovar ka tërhequr dokumentacionin nga klubi bardheblu duke ndërprerë bashkëpunimin me konsensus me drejtuesit e 24 herë kampionëve të vendit. Edhe pse 20-vjeçari kishte 2 sezone të tjera kontratë me Tiranën, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. Gavazaj u afrua 2 vite më parë te bardheblutë nga skuadra U-19 e Shkëndijës së Tiranës, ndërsa pas 6 muajsh u huazua te Bylisi ku zhvilloi paraqitje pozitive, e duke ndihmuar ballshiotët për t’u ngjitur në Superiore. Ndërkohë që sezonin e kaluar u aktivizua me Tërbunin, duke u shndërruar në një titullar fiks te ekipi pukjan. Tashmë Alush Gavazaj është një lojtar i lirë, ndërsa në adresë të tij mësohet se kanë ardhur disa oferta nga ekipet e Superiores. Ai pritet të vendosë shumë shpejt për të ardhmen e tij dhe ekipin ku do të vijojë karrierën futbollistike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.