Altin Lala: Ndeshje të tilla na vlejnë për të ardhmen

0

Trajneri i kombëtares U19, Altin Lala u shpreh i lumtur për atmosferën e krijuar nga tifozët në “Elbasan Arena” por jo për rezultatin e ndeshjes. Në intervistën dhënë për mikrofonin e SuperSport, ish mesfushori kuqezi bëri një analizë të kësaj sfide, duke theksuar se të tilla ndeshje do të shërbejnë për të konsoliduar grupin.

Janë shume lojtare qe luajne per here te pare. Keto ndeshje jane teste qe te kemi sa me teper kohe qe te punojme sa me shume me detajet”.

Në vijim, Lala veçoi disa nga emrat që në të ardhmen mund t’i shërbejnë edhe kombëtares së parë.

“Zenuni dhe Bare u treguan ne lartesine e duhur. Kemi edhe shume lojtare te tjere që mund të na shërbejnë për të ardhmen. E rendësishme është që talentet t’i shërbejnë për të ardhmen e kombetares”.

Ndërkohë, për sulmuesin e Cremoneses dhe Kombëtares U-19, Rei Manaj, skuadra zhvilloi një ndeshje pozitive, pavarësisht rezultatit.

Rei Manaj: “Luajtëm shumë mire përpara tifozeve tane.  Ishte një ndeshje shume e bukur. Jam i kenaqur sepse dhame maksimumin dhe vrapuam per kete fanelle qe vlen shume per ne”.

Në lidhje me një interesim të mundshëm nga ana e Sampdorias, talenti kuqezi nuk pranoi të fliste për merkaton. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image