Alonso: Shumaker kundërshtari im më i vështirë, ishte më i miri

Fernando Alonso do të garojë për herë të fundit këtë fundjavë në pistën përmbyllëse të kampionatit të “Formula 1” në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Spanjolli 37-vjeçar do ta ndalë në 312 numrin e garave në sportin më elitar të mjeteve motorike. Në një intervistë për medien gjermane “SPORTBILD”, piloti legjendar foli mbi kundërshtarin më të vështirë të karrierës së tij, Mikael Shumaker.

“Kur sapo hyrë në botën e “Formula 1”, Shumakeri ishte idhulli im. Ai ishte dhe mbetet më i madh i këtij sporti. Dy tituj e mi kampion në vitin 2005 dhe 2006 kanë një vlerë shumë të veçantë, pasi kam fituar në një duel të drejtpërdrejtë me të”

“Të garoje kundër tij ishte tejet e vështirë, pasi ishte i pakalueshëm në një ditë të mirë dhe më një makinë të mirë. Ndërsa në një ditë të keqe me një makinë të keqe, ai përsëri ishte i rrezikshëm”, përfundoi spanjolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *