Alonso shpërthen: Nuk e kuptoj se si një lojtar mund të shkojë te Bajerni!

Kallum Hadson-Odoi është kryefjala në ambientin e Çelsit këto kohë, me talentin që preferon të largohet drejt Bajerni të Mynihut, por klubi londinez nuk është dakord me këtë transferim dhe kërkon ta bindë mesfushorin e avancuar.

Lidhur me këtë çështje, së fundmi ka folur, Markos Alonso, i cili ka thënë për “Sky Sport”, se nuk e kupton se si mund të largohesh nga Çelsi, për të shkuar në një kampionat si Bundesliga. Gjithashtu, spanjolli ka shtuar se Premier Liga është kampionati më i fortë në botë.

“Hadson-Hodoi është një lojtar shumë i talentuar. Bajern Mynih? Ne jemi Çelsi, një skuadër e shkëlqyer. Premier Liga është kampionati më i fortë në Botë, nuk e kuptoj se si dikush mund të shkojë të Bajerni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *