Alonso humbet 20 vjet memorie?

0

Pasojat e përplasjes në Barcelonë për Fernando Alonson duket se janë të larta. Sipas “Sky ne_s”, piloti i Meklarenit, pasi është pyetur nga doktorët se çfarë mbante mend nga aksidenti në Spanjë, ai është përgjigjur: “Nuk më kujtohet të kem bërë ndonjë aksident. Quhem Fernando, marr pjesë në garat karting dhe dua që në të ardhmen të bëhem kampion bote në Formula 1”. Një dëshirë kjo e Alonsos përpara 20 vitesh kur ende nuk kishte bërë debutimin e tij në kategorinë më të lartë të garave me makina. Sipas këtyre spekulimeve, piloti spanjoll ka harruar debutimin e tij në Formula 1 me Minardin në 2001 dhe dy titujt e tij kampionë në këtë kategori. Mbetet që një gjë e tillë të vërtetohet nga ana e drejtuesve të Meklaren, ndërsa është e sigurt se Alonso nuk do të marrë pjesë në garën e parë të këtij sezoni në Formula 1, e cila do të zhvillohet më 15 mars në Australi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image