Allmuça: Fitore e bukur, por pa tifozë është e kotë

1

Trajneri i Dinamos, Igli Allmuça, ka folur pas fitores së sotme kundër Erzenit, duke e pranuar se suksesi vlen shumë për moralin e skuadrës, por nga ana tjetër nuk e fsheh se mungesa e tifozerisë për shkak se policia nuk pranon të marrë përsipër organizimin e ndeshjes në Pezë-Helmës është një fatkeqësi tjetër për Dinamon.

“Në nivelin e lojës kemi qenë mirë, edhe në zotërimin e topit, ndërsa kemi çaluar disi në fazën finale, në pasimin e fundit, sepse kemi pasur mundësi të mira. Jemi të kënaqur me fitoren, sepse skuadra ishte pak e ngarkuar psikologjikisht pas humbjes në Kavajë. Aktivizuam 2-3 elemente të tjerë, me eksperiencë, të afruar kohët e fundit, ndaj besoj se kemi bërë mirë dhe do të përmirësohemi në vazhdim.

Skuadra ka një bosht të rëndësishëm, me lojtarë me eksperiencë, ndërsa jemi munduar të krijojmë një ndërthurje të mirë me lojtarët e rinj. Shpresojmë që të marrim rezultate të mira në vazhdim.

“Dua të falënderoj tifozët dhe grupimin “Blue Boys”, që na kanë ndjekur kudo, edhe në Kavajë në debutim, edhe sot, duke sakrifikuar jo pak. Tifozët nuk lejohen në stadium, por shpresojmë të gjendet një zgjidhje, sepse edhe ne kemi nevojë të madhe për tifozët. Është e pamundur të luhet kështu, me stadium të mbyllur, sepse edhe skuadra e ka shumë më të vështirë dhe shumë skuadra e kanë të thjeshtë të na bëjnë ballë e të na marrin pikë”.

SHPËRNDAJE

1 KOMENT

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here