Allmuça e Gjata zotohen: Vitin tjetër, Dinamo në Superiore

0

Trajneri dhe mesfushori i Dinamos flasin për objektivat. “Çota? Unë e di që Çota nuk ka marrë dokumentacionet nga ne”

Dinamo mati veten të mërkurën me Laçin, skuadër që po bën mirë në Superiore. Miqësorja nuk nxori fitues, teksa rezultati përfundimtar ishte 1-1. Stafi teknik mbeti i kënaqur nga ndeshja që ekipi bëri kundër kurbinasve, ndërkohë që lëvizjet në merkato pritet të jenë të pakta. Kështu u shpreh vetë trajneri Igli Allmuça, që u beson futbollistëve që ka në dispozicion. “Ka futbollistë që janë larguar, por ne nuk do të afrojmë shumë lojtarë, vetëm aty ku kemi nevojë. Kemi pasur besim te këta lojtarë në fillim të sezonit, kemi besim te këta futbollistë dhe tani, ndaj nuk mund të bëjmë shumë lëvizje”, u shpreh tekniku kryeqytetas.

Një tjetër temë e diskutuar ishte edhe ajo e Mirel Çotës. Sulmuesi nga Librazhdi nuk është stërvitur me ekipin këtë periudhë, por për t’u larguar duhet të tërheqë dokumentacionin në klub. “Unë e di që Çota nuk ka marrë dokumentacionet nga ne, ndaj është pjesë e Dinamos. Nëse stërvitet në një skuadër tjetër, është çështje e klubit”, shton Allmuça, që në fund shton se për këtë sezon synojnë pesëshen e parë, ndërsa vitin mund të pretendohet më shumë. “Jemi vetëm një pikë larg vendit të tretë dhe nëse nuk do të kishim gabuar në ndonjë takim, do të ishim edhe më lart. Këtë sezon kemi synim pesë vendet e para, që më pas sezonin e ardhshëm të synojmë elitën”, ka deklaruar në RTSH Sport Allmuça.

GJATA

Arvist Gjata është një nga futbollistët me më shumë eksperiencë te Dinamo. 30-vjeçari, në një prononcim të dhënë për “Supersport”, ka analizuar ecurinë në pjesën e parë të kampionatit. “Kemi mbyllur pjesën e parë pozitivisht. Elementët e rinj janë alternuar me gardën e vjetër. Fazën tjetër do të jemi edhe më mirë. Kemi në përbërje lojtarë të mirë”, thotë peqinasi i Dinamo, që është në një linjë me trajneri Allmuça sa i takon objektivave. “Objektivi ynë është që t’i marrim ndeshjet një nga një, por synojmë të renditemi mes pesë të parëve. Shpresoj shumë që të rikthehem në Superiore unë bashkë me Dinamon”, përmbylli Gjata deklaratën e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image