Allegri do i japë fund pushimeve, rikthehet në stolin e Manchester United

Massimiliano Allegri pritet të rikthehet sërish në rolin e trajnerit. Ish-kreu i stolit të Juventusit shihet si zëvendësuesi i Ole Solskjaer. Ky i fundit nuk po bën më të mirën me “djajtë e kuq”, të cilët po tregojnë luhatje gjatë këtij sezoni, duke mos bindur tifozët.

Kështu pas një viti pushim, Allegri mund të rikthehet sërish në krye të detyrës, raporton “Daily Mail”. Pas 5 sezoneve mjaft pozitive në Itali me bardhezinjtë e Juventusit, ku fitoi titullin kampion në po aq vite, tekniku italian kërkon tani një tjetër eksperiencë në karrien e tij dhe stoli i United pritet të jetë i radhës për të./Sport Ekspres/