Alla u bë gati të debutonte, Ajeti ‘shtrëngoi dhëmbët’ në fund

0

Përveç Foto Strakoshës, Liridon Latifit dhe Eros Grezdës, edhe një tjetër futbollist shqiptar që do të debutonte ndaj Italisë me fanellën kuqezi, por ëndrra u prish në fund…

Po flasim për mbrojtësin e Kukësit, Albi Alla, që në mëngjesin e ditës së premte u njoftua se do të zbriste në fushë përkrah Kukelit në sfidës e “Renzo Barbera”-s, por në fund zgjodhi Arlind Ajetin.

Mbrojtësi i Torinos, jo i rikuperuar në 100%, shtrëngoi dhëmbët dhe në fund ia doli. Ishte tepër e rëndësishme për të që të tregonte vlerat në një sfidë si ajo ndaj katër herë kampionëve të botës, ndaj edhe nuk u dorëzua. Trajneri e pyeti se si ndihej dhe ai dha “ok”. Kështu, mbetet zhgënjimi i Albi Allës, i cili megjithatë pritet të zbresë në fushë ndaj Bosnje Hercegovinës, ashtu sikurse edhe Alban Hoxha, portieri i Partizanit, që në “Elbasan Arena” do të ketë mundësi të konfirmojë atë që bëri mirë edhe ndaj Izraelit, duke marrë vendin e Berishës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image