Alkool, prostituta, sherr… ja nata ku Shtutgarti pushoi Groskrojcin

0

Histori filmash ajo që i ka kushtuat vendin e punës mbrojtësit Kevin Groskrojc te Shtutgarti.

Kampion i botës në vitin 2014 me Gjermaninë, Groskrojc ka shkatërruar një karrierë premtuese, duke përfunduar nha Dortmundi në Turqi e tani në Bundesligën 2.

Aty po ecte mirë, tifozët e donin dhe e duartrokitën edhe dje, kur iku përfundimisht nga qendra sportive e Shtutgartit, por klubi kishte arsye të forta për ta përzënë.

Javën e shkuar Groskrojc kishte dalë natën vonë me disa futbollistë të ekipit U17 të Shtutgartit.

Pak orë në diskotekë, pastaj një vizitë në një shtëpi publike, ku Groskrojc doli garant, duke gënjyer për moshën e minorenëve.

Më vonë, një shëtitje në një nga sheshet kryesorë të Shtutgartit, tapë, dhe aty erdhi sherri i frikshëm me një grup të rinjsh: Groskrojc e një nga shokët e tij përfundusn në spital me plagë të rënda në kokë.

Tani klubi ka vendosur: Groskrojc duhet të largohet, sepse është shembull negativ për të rinjtë dhe prish imazhin e klubit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image