Aliti flet si “suedez”: Kam pasur shumë oferta, ja pse zgjodha Kalmarin

0

Fidan Aliti u largua disa ditë më parë nga skuadra e Skënderbeut për të vazhduar karrierën e tij në Suedi, me ekipin e Kalmarit. Mbrojtësi ka folur sot për “RTSH Sport”, ku ka falënderuar klubin e Skënderbeut për mbështetjen, si dhe shpjegoi se pse zgjodhi ekipin e Kalmarit:

ZGJEDHJA E KALMARIT – “Ekipin e kam gjetur shumë pozitiv. Vetëm një ditë pasi nënshkrova, iu bashkova skuadrës në Turqi, ku më pritën shumë mirë. Besoj është një ekip shumë stabël në kampionat, është shumë e rëndësishme kjo gjë. Kam biseduar me trajnerin dhe me drejtorët e klubit dhe më kanë siguruar që do të jem një lojtar i rëndësishëm”.

OFERTAT – “Kam diskutuar dhe me Malmon dhe Hamarbi, po nuk më siguruan minutat. Ky kampionat është shumë i fortë. Ka stadiume shumë të mira dhe na shohin plot 60 mijë tifozë për çdo javë. Jam shumë i kënaqur këtu, kam nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, kanë paguar për mua dhe jam shumë i lumtur që erdha”.

SKËNDËRBEU – “Skënderbeut i uroj suksese, e falënderoj shumë familjen Takaj dhe të gjithë aty do të jenë në zemrën time. Shpresoj që të marrin sa më shumë fitore këtë sezon”,- u shpreh Aliti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.