Alison i thur elozhe Nojerit, Klop: Ja si mposhtet Bajerni!

Jurgen Klop dhe Alison Beker kanë qenë të pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Bajernit, ku Liverpulit do t’i duhet të bëjë ndeshjen perfekte nëse synojnë të kualifikohen për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. Portieri brazilian i thuri elozhe portierit Nojer dhe sulmuesit Levandovski, ndërsa Klop tregoi “recetën” sesi mposhtet Bajerni.

ALISON“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Bajerni ka një skuadër të mbushur me yje dhe kanë portierin më të mirë në botë. Nojer është i pabesueshëm dhe është një nder për mua që do të ndaj fushën me të. Edhe ne kemi kualitet në skuadër. Kur kam Fabinjon dhe Van Dajk përpara, ndjej një siguri shumë të madhe. Levandovski nuk ka nevojë për përgatitje. Nuk përgatitesh dot kundër një sulmuesi si Leva, por thjesht shpreson që nuk është në një ditë të mirë. Ne kemi studiuar të gjithë lojtarët e Bajernit, pastaj në ndeshje gjithçka mund të ndodhë”, tha portieri brazilian.

KLOP“Nuk ia kam idenë sesi do të më presin tifozët e Bajernit. Nuk kam pasur ndonjëherë një pritje të mirë në “Allianz Arena”, por ndoshta nesër do të jetë ndryshe (qesh). Mos më pyesni për Premier Ligën, po luajmë në Ligën e Kampionëve. Nuk kam parë trajner që të përgjigjet për kampionat kur luan në Ligën e Kampionëve. E gjithë bota do të shikojë ndeshjen nesër, prandaj zgjidhini mirë pyetjet. Për Fulhemin, do të mendojmë pas Bajernit. Nuk them që do të jetë një ndeshje e vështirë, por do të jetë një sfidë. Ata janë një skuadër shumë cilësore. Duhet të mbrohemi shumë mirë, duhet të qarkullojmë topin. Duhet të kemi b *** që të ndërtojmë lojën tonë dhe të tregojmë cilësitë që kemi. Bajerni është në një formë të shkëlqyer. Para tri javësh, ishim ne favoritët, por për një periudhë kaq të shkurtër, futbolli ndryshon”, u shpreh trajneri i Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *