Aliou Sise, “pantera” që u ringrit më i fortë pas tragjedisë familjare!

Senegali befasoi sot të gjithë do të përpiqet të rishkruajë historinë ashtu si 16 vjet më parë, kur në Botërorin 2002 arriti që të shkonte deri në çerekfinale. Eshtë ajo që shpreson edhe trajneri Aliou Sise, historia e të cilit ngjan me skenarin e shkruar nga një regjisor botëror.

Në momentin më të mirë të karrierës, kur nisën që të vijnë ndeshjet e para në Champions dhe paraqitjet si protagonist me PSG dhe Montpelier, një tragjedi goditi familjen e tij. Në shtator të vitit 2002, trageti “Joola”, i nisur nga Senegali, u përmbyt në brigjet e Gambias duke marrë më vete në fund të detit dhe jetët e 1000 personave, mes tyre dhe familjarë të trajnerit të Senegalit tani.

E megjithatë, ai nuk e ka humbur kurrë shpresën, aq sa ka thënë “një ditë, nuk e di se kur, por kontinenti ynë do të fitojë Botërorin”. E ndërsa fitorja ndaj Polonisë është hapi i parë drejt mrekullisë, Sise shprehet: “Jam i sigurt që Bruno ( Metsu) na sheh nga lart dhe na mbështet”. Metsu, ish-trajneri francez që shkroi historinë me afrikanët, u nda nga jeta kohë më parë për shkak të një tumori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *