Alioski “show”, Sadiku sheh Europën

0

Lugano godet sërish dhe sot ka marrë fitoren e tretë rresht në kampionat, duke mposhtur 2-1 Tunin.

Një fitore e artë për Luganon, që i falet një sulmi perfekt, me dyshen shqiptare Alioski-Sadiku që funksionon në mënyrë perfekte.

Sot ishte radha e Alioskit që të tërhiqte skuadrën e drejtuar nga Tramexani drejt suksesit, sepse pas një pjese të parë pa raste, në të dytën Alioski ishte vendimtar në autogolin që hapi ndeshjen. Një sulm i shpejtë i Luganos, Alioski futi një top në zonë dhe një mbrojtës shënoi vetë, duke i hequr shansin Sadikut të shtynte topin në rrjetë.

Own Goal Fachinetti Lugano 1-0 Thun by zyhrijearifi

Më pas Alioski shënoi golin e dytë, me Tunin që vetëm në fund shënoi golin e nderit.

2-0 Egzijan Alioski Goal – Lugano 2 – 0 Thun… by GSBN

Falë golit të 14-të sezonal të Alioskit, Lugano fluturon dhe “blindon” vendin e katërt, që e çon në Europa League, në rast se Bazeli fiton finalen e Kupës së Zvicrës kundër Sionit. Në të kundërt, Luganos i duhet vendi i tretë, që për momentin është 3 pikë larg.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here