Alioski: Sa të vështirë e kisha ndaj Shqipërisë!

Sulmuesi i Lidsit me mbiemër Aliu, por të tjetërsuar në Alioski, ka folur për mediet maqedonase: “Jam atlet dhe profesionist, ndaj s’më intereson politika. Kam shumë miq shqiptarë”

Ezgjan Alioski është shqiptar, por i lindur dhe rritur në Maqedoni. Quhet Ezgjan Aliu, por mbiemri është ndryshuar, sigurisht. E teksa gazetarja e Supersport, Ild Bejleri, i është drejtuar duke e pyetur në gjuhën angleze, sulmuesi i Lids Junajtidit i ka prerë fjalën duke i thënë “flit shqip, sepse kuptoj dhe flas…”. Autor i golit të vetëm të Maqedonisë, përballë Shqipërisë, në Shkodër, Alioski ka folur për mediet në përfundim të ndeshjes, duke u ndalur te origjina e tij: “Eshtë gjithmonë e vështirë për mua të luaj përballë Shqipërisë, por jam atlet. Nuk më intereson politika. Kam shumë miq që luajnë për Shqipërinë dhe gjithmonë është kënaqësi të luash ndaj tyre. Mendoj se Maqedonia duhet të festonte, sepse patëm shanset për të fituar ndeshjen dhe shpërdoruam shumë. Ndoshta, edhe më mirë kështu, fundja jemi të gjithë të lumtur”.

 

2 thoughts on “Alioski: Sa të vështirë e kisha ndaj Shqipërisë!

  1. Alban,
    Ezgjani eshte shqiptar. Nuk eshte faji i tij qe ajo pjese tani eshte e Maqedonise. Prandaj cdokujt i intereson cka thote ai i cili qartasi duket qe nuk eshte nje injorant i paedukuar si ti.

Leave a Reply to MK Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *