Alioski: Nuk ishte Shqipëria që prisja

Ezgjan Alioski, shqiptari i Maqedonisë i cili na shënoi në Shkodër, me një shqipe të kulluar foli në Supersport, duke shprehur kënaqësinë që përballet me shqiptarë dhe miq. Për Alioskin, sfida duhej fituar nga Maqedonia, që sipas tij krijoi lojë e raste me shumicë, ndërsa Shqipëria nuk e bindi shumë.

“Golin që shënova në Shkodër e përjetova shumë, ishte si një derbi. Ç’të bëj, goli kur do, hyn. Nuk merremi me politikë, unë kam shumë miq te Shqipëria, është e bukur dhe emocionuese të përballemi.

“A ishte i drejtë barazimi? Të them të drejtën, patëm më shumë raste, kemi gabuar shumë, edhe unë. Krijuam shumë raste, duhej të fitonim, por nuk ka problem edhe kështu.

“Shqipëria, në krahasim me ndeshjen e parë? Jo, e prisja më të fortë. E kam parë të luajë më mirë, si në Europian, ashtu edhe në Shkodër.  Gjithsesi, kanë ndërruar trajner dhe Shqipëria do të rritet shumë, nuk ia kam frikën, sepse është në rrugën e duhur e po punon shumë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *