Aliji merr ftesën, Reja duhet të zgjedhë “planin B”

0

Këtë të hënë trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, do zbulojë 23  futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Islandës dhe Moldavisë. Disa prej ftesave të para kanë filluar të bëhen publike nëpër mediet e vendeve ku legjionarët tanë luajnë.

Krahu  i majtë do t’i vazhdojë t’i besohet Naser Alijit. Media rumune “Gazeta Sportiluror” ka zbuluar se Aliji është një nga të përzgjedhurit e Edi Rejës për takimet e muajit qershor.

Mbrojtësi nga Kumanova ishte titullar në fitoren 3 – 0 ndaj Andorrës, ku kreu një paraqitje të kënaqshme. Në tre muajt e fundit mëngjarashi ka qenë një titullar fiks në formacionin  e Dinamos së Bukureshtit. Mbetet ende enigmë cili do të jetë opsioni i dytë  i thirrur nga Reja për këtë pozicion. Lorenc Trashi është një ndër të grumbulluarit në parapërgatitjet që po zhvillohen në “Tropical Resort”, ndërsa Egzon Binaku ka qenë pjesë e përhershme e kombëtares prej më shumë se një viti pavarësisht fakti se minutazhi në Suedi nuk ka qenë mbresëlënës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.