Ali Sowe merr rolin e heroit në Bullgari, ish-sulmuesi i Skënderbeut i jep 3 pikët CSKA-s

Ali Sowe është shndërruar në hero për ekipin e CSKA Sofias. Ish-sulmuesi që më parë ka luajtur me Skënderbeun dhe ka dëshmuar se është një prej lojtarëve më të mirë të huaj që ka ardhur në Shqipëri, po e gjen veten edhe në kampionatin bullgar.

Në përballjen e fundit ndaj ekipit të Botev Plovdiv, është fituar me rezultatin 0-1 në transfertë. Goli i vetëm i takimit do të vinte pikërisht nga Soue, që arriti të zgjidhë i vetëm ndeshjen. Tashmë ky futbollist shkon në kuotën e tre golave të shënuar në kampionat, ndërsa janë luajtur deri tani rreth 9 ndeshje. /Sport Ekspres/