Aleks Sandro: Kujdes Higuain dhe Paketën. Racizmi? Jam dhe unë “viktimë”!

0

Juventus dhe Milan do të masin forcat mes tyre të mërkurën në orën 18:30 për finalen e Superkupës së Italisë. Kjo përballje do të zhvillohet në Doha të Arabisë Saudite, ndërsa Aleks Sandro ka folur për emisionin “Domenica Sportiva”, duke komentuar finalen.

Braziliani i krahut të majtë të mbrojtjes vlerëson kundërshtarin, bën thirrje për kujdes ndaj Higuainit dhe vlerëson Lukas Paketën, blerjen më të re të kuqezinjve. Më pas racizmi, tema e ditës në Itali, aty ku Sandro tregon se i ka ndodhur dhe atij kur luante në Brazil dhe Portugali. Në fund zbulon dhe ëndrrën e madhe të tij dhe të Juventusit

SUPERKUPA – “Finalja është gjithmonë një ndeshje ndryshe, pasi është një ndeshje e vetme. Nuk jemi në 100%, por mendoj se do të jetë një finale e bukur. Arabia? Kam luajtur në Doha me Brazilin dhe ata kanë bërë një hap përpara. Kanë një tifozllëk dhe kulturë ndryshe.”

MILANI – “Mendoj se Higuain dëshiron të bëjë një ndeshje të madhe kundër nesh. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm kundrejt Gonzalos, por dhe lojtarëve të tjerë. Paketa është një lojtar i mirë, sepse është teknikisht shumë i fortë.”

RACIZMI – “Më ka ndodhur dhe mua në Brazil dhe Portugali, por unë vazhdoj përpara pa e vrarë shumë mendjen. Sigurisht që nuk ndihem mirë për thirrjet raciste, sepse është diçka shumë e keqe. Ëndrra jonë? Duam të fitojmë Champions Ligën, që është objektivi dhe ëndrra jonë e madhe.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.