Alegri zgjidhet Trajneri i sezonit, fiton duelin e parë me Sarrin

Masimiliano Alegri është shpallur trajneri më i mirë i Serisë A për sezonin e shkuar. Çmimi “Stoli i artë” jepet çdo vit më Koverçano dhe organizohet nga Federata Italiane e Futbollit.

Fitues në fuqi ishte Mauricio Sarri, i cili këtë radhë ka dalë i treti, duke u renditur pas Gasperinit, i cili ka bërë punë të shkëlqyer tek Atalanta.

Çmimi “Stoli i argjendtë”, që jepet për trajnerin më të mirë të Serisë B, i ka shkuar Leonardo Sempliçit, i cili ngjiti Spalin në Serinë A. Në Serinë C fitoi Xhovani Stropa i Foxhias, duke mundur Filipo Inzagin e Venecias.

Pas marrjes së çmimit, Alegri tha: “Falënderoj lojtarët e mi, klubin dhe stafin. U bëj komplimente gjithë trajnerëve italianë që kanë fituar jashtë Italisë. U uroj fat të gjithëve në këtë fund sezoni, ndoshta më pak ia uroj Sarrit, do jetë betejë e ashpër deri në fund me të dhe Napolin, do vendosë përballja direkte dhe duhet qetësi. Do ishte fantastike ta fitonim titullin për të shtatin vit rresht.

“Trajnerët italianë janë të përgatitur, nuk është gjithçka e zezë në futbollin tonë, ka edhe shumë lojtarë të rinj mjaft të talentuar dhe e ardhmja e kombëtares është pozitive. E keqja është se në Itali jemi pak negativë nga natyra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *