Alegri: Uroj që Gatuzo të tërbohet

Kampionati tashmë është i sigurt, falë gafave të Napolit që pas përballjes direkte në Torino, ndaj tashmë Juventusi ka luksin të përqendrohet totalisht te Kupa e Italisë me finalen e nesërme kundër Milanit.

Është rasti i madh i Maks Alegrit, sepse do të bëhej trajneri i parë në histori që fiton 4 herë kampionat e kupë brenda një sezoni.

Trajneri i Juventusit ua kujton këtë gjë lojtarëve të tij: “Kjo kupë do u lejonte djemve të hynin në historinë e Juves. Duhet të luajmë një ndeshje plot entuziazëm, ndaj një kundërshtari që i bën gjithnjë finalet shumë të ekuilibruara. Gatuzo dukej që kur ishte futbollist që ishte i dashuruar me futbollin dhe me kokën plot. U tregua i zoti, sepse e mori Milanin në një situatë të vështirë dhe ka arritur rezultate të rëndësishme. Tani e shoh edhe me të qetë në fushë. Uroj që nesër të tërbohet pak”.

Në konferencën për shtyp foli edhe kapiteni Bufon: “Historia prej vitit 2003 më ka treguar që nuk nisemi kurrë favoritë: që atëherë kemi luajtur 4 finale me Milanin dhe na ka mundur dy herë, ndërsa kemi fituar një herë në shtesa e një herë me penallti. E ardhmja ime? Do flas me presidentin javën e ardhshme. Kombëtarja? I mbaj mend mirë polemikat dhe shqetësimet që krijova në miqësoret e marsit, ndaj nuk jam i sigurt, për krenari dhe dinjitet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *