Alegri: Unë nuk largohem!

0

Juve jashtë, sërish, duke mbetur pa Champions League, edhe pse investoi pa fund dhe tashmë jeton e lufton vetëm për sukses në Europë.

Tifozët janë të dëshpëruar dhe trajneri Maks Alegri është nën akuzë, por gjithsesi nuk është kohë gjyqesh dhe për Sky Sport Alegri bëri një analizë të ndershme: “Ajaksi e meritoi plotësisht, me atë pjesë të dytë që luajti. Futbolli është i pamëshirshëm, pëson një gol të rastësishëm, të kap frika dhe në pjesën e dytë nuk u treguam të zotë. 

“Nuk kam asnjë qortim për djemtë. Ajaksi është skuadër e madhe, por ne nuk ditëm të kishim durim dhe u shpërbëmë. I dhuruam golat, nuk na falet. 

 

“E ardhmja? Kam folur me presidentin, ia kam komunikuar dëshirën time. Dua të qëndroj te Juventusi dhe do të flasim me drejtuesit për të programuar të ardhmen”. 

“Ronaldo? Na ka dhënë shumë gjatë këtij sezoni. Pastaj, kur luan çerekfinalet e Champions League duhet ta kesh ekipin të plotë. Ka një muaj që mundohemi të rikuperojmë lojtarët dhe sot na mungonin 4-5 të tillë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.